VIDEO/ Protestuesit marshojnë dhe ulen para godinës së seancave plenare: Parlament analfabet!

Jun 25, 2026 | 22:15

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës në kuadër të protestës së 26-të radhazi, ndërsa janë ndalur pranë godinës së seancave plenare.

Gjatë kalimit pranë Parlamentit, qytetarët kanë hedhur thirrje kundër institucionit dhe klasës politike, duke shprehur pakënaqësinë e tyre përmes sloganeve.

“Parlamenti i krimit!”, “Parlament analfabet!” dhe “Ju erdhi fundi”, ishin disa nga thirrjet që u dëgjuan nga protestuesit gjatë marshimit.

Qytetarët kanë vijuar lëvizjen në rrugët e kryeqytetit me pankarta dhe mesazhe politike, ndërsa kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Screenshot 2026-06-25 221508

Screenshot 2026-06-25 221312 Screenshot 2026-06-25 221256

© Panorama.al

Te lidhura