VIDEO/ Protestuesit nuk e kursejnë kryeministrin gjatë marshimit nëpër Tiranë: Rama, Rama, f*ck you! Ju erdhi fundi!

Jun 25, 2026 | 21:57

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës në kuadër të protestës së 26-të radhazi, duke shoqëruar lëvizjen e tyre me thirrje kundër kryeministrit Edi Rama.

Gjatë marshimit në kryeqytet, qytetarët kanë brohoritur njëzëri: “Rama, Rama, f*ck you!” dhe “Ju erdhi fundi!”, duke iu referuar deklaratës së bërë më herët nga kryeministri në një intervistë për “Financial Times”, ku tha se kritikëve i përgjigjet me “f*ck you”.

Thirrjet kundër qeverisë, ashtu si tre javë tashmë, kanë shoqëruar protestuesit edhe mbrëmjen e sotme në disa akse të Tiranës, ndërsa mesazhi kryesor i tyre vijon të jetë kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit.

marshimi protesta 26 (14) marshimi protesta 26 (13) marshimi protesta 26 (3) marshimi protesta 26 (8)

© Panorama.al

Te lidhura