Pas fitores 3-0 të skuadrës braziliane ndaj Skocisë, Carlo Ancelotti theksoi performancën “më të mirë” të Vinicius, i cili shënoi dy nga tre golat në triumfin, i cili siguroi renditjen në vendin e parë në Grupin C, me shtatë pikë. Trajneri italian shpjegoi se numri 7 nuk funksionon shumë kur nuk është në zotërim të topit.

Shumë e kritikojnë këtë mënyrë lojë, madje një nga debatet më të shumta ka qënë ai mes Viniciusit dhe Çabi Alonsos, i cili çoi më pas edhe në shkarkimin e trajnerit të të Realit, por Ançeloti mendon ndryshe. “Kjo mënyrë loje shërben, në mënyrë që lojtari të jetë më i gatshëm kur e zotëron topin, duke dhënë më shumë në lojë, në këtë mënyrë. Ai është në një gjendje shumë të mirë. Unë mendoj se ekipi e lejon atë të pushojë kur nuk kemi topin. Ai nuk punon shumë pa topin, por është më i freskët kur kemi topin”, tha trajneri.
“Fakti që ai stërvitet këtë pozicion, të hapur ose brenda, është një avantazh për të. Nëse e merr topin nga jashtë për të shënuar një gol, duhet ta prekë pesë ose gjashtë herë. Brenda, mjafton një lëvizje. Është e kënaqshme sepse nuk kisha dyshime se si ai mund të arrinte në këtë Kupë Bote,” tha Ançeloti. “Për të, është një nder të luash me ekipin kombëtar dhe ai po bën shumë mirë. Ai gjithashtu shënoi një gol me kokë, gjë që është shumë e rrallë për të.
Për mua, Vini është në ‘top formë’, ai është një nga më të mirët në botë padyshim”. Ançeloti foli edhe për ndjenjën që mbizotëron në skuadër. Atmosfera është fatastike, sidomos kur fiton, kur rezultati është pozitiv, por ka ende mundësi për t’u përmirësuar, tha ai. “A më pëlqeu ekipi? Po, më pëlqeu maturia që kishim, duke pasur parasysh se kemi mbrojtur shumë kënde, që është një aspekt që skuadra po përmirëson, por ne ende mund të përmirësohemi në të tjera”, përfundoi ai, duke përmendur ndeshjen e radhës të Seleção. “Ne nuk do të përballemi me Francën ose Argjentinën, ne do të përballemi me një ekip tjetër dhe duhet të përqendrohemi në të. Është e sigurt që do të jetë një ndeshje shumë e vështirë dhe duhet të përgatitemi. Tani është nokaut, tani ju duhet një zemër e fortë”, ka përfunduar trajneri Italian i Brazilit.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











