Protestës kombëtare të Partisë Demokratike para kryeministrisë i është bashkuar edhe vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita dhe bashkëshorti i saj, Jamarbër Malltezi.
Krahas tyre, të pranishëm janë edhe eksponentë të tjerë të PD-së, si deputetja Jorida Tabaku, Flamur Noka, Oerd Bylukbashi, e të tjerë, si ish-deputeti Ervin Salianji.
Në në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ para kryeministrisë janë grumbulluar dhjetëra qytetarë, disa prej të cilëve kanë ardhur nga qytetet të tjera drejt Tiranës.
Ky tubim vjen pas 5 protestave që PD organizoi poshtë zyrës së kryeministrit, ku demokratët kërkuan dorëheqjen e tij dhe të zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK për disa afera korruptive.
© Panorama.al











