VIDEO/ “Polici e krimit!”- Protesta e 37-të, qytetarët marshojnë pranë Policisë së Shtetit: Hiqini kapelat! Ne nuk kemi frikë!

Jul 6, 2026 | 22:11

Protesta e 37-të radhazi e qytetarëve që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama është si çdo natë me marshim në disa prej akseve kryesore të Tiranës, ku protestuesit janë ndalur edhe pranë ambienteve të Policisë së Shtetit.

Gjatë kalimit pranë godinës së policisë, qytetarët kanë ngritur thirrje kundër uniformave blu, duke brohoritur “Polici e krimit!”.

Protestuesit janë dëgjuar gjithashtu duke thirrur “Hiqini kapelat! Ne nuk kemi frikë!”, teksa marshimi ka vijuar në rrugët e kryeqytetit, siç ndodh prej disa ditësh në këtë seri protestash.

Screenshot 2026-07-06 221029 Screenshot 2026-07-06 220801

© Panorama.al

Te lidhura