“Ju erdhi fundi!”- Marshimi kilometrik, protestuesit ironizojnë ligjvënësit: 140 deputetë, që të gjithë analfabetë! Zegjine na numëro, shih sa veta jena bo!”

Jul 6, 2026 | 22:43

Në marshimin kilometrik të protestës së 37-të në rrugët e Tiranës, nuk kanë mbetur pa u përmendur edhe deputetët e Shqipërisë, e disa emra nga ana e socialistëve.

Teksa kolona e protestuesve përshkonte akset kryesore të kryeqytetit, nuk kanë munguar ironitë drejtuar deputtes së PS në Fier, Zegjine Çaushi, duke thirrur “Zegjine, na numëro, shih sa veta jena bo!”.

“Ju erdhi fundi!”, “140 deputetë, që të gjithë analfabetë!”, ishin disa nga thirrjet e tjera të dëgjuara gjatë marshimit, të shoqëruara me duartrokitje dhe ovacione nga pjesëmarrësit.

Protestuesit kanë vijuar më pas marshimin nëpër Tiranë, duke përsëritur kërkesën e tyre të pa ngociueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.

Screenshot 2026-07-06 223814

© Panorama.al

Te lidhura