Konflikt mes tre personave në zonën e ish-Parkut në Tiranë, një i plagosur me thikë

Jul 6, 2026 | 22:07

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me plagosjen me thikë të njërit prej tyre në zonën e ish-Parkut në Tiranë.

policia naten

Sipas të dhënave paraprake, përplasja mes tyre ka agravuar, duke bërë që njëri nga personat e përfshirë të mbetet i dëmtuar.

I plagosuri është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të konfliktit, si dhe identifikimin e personave.

© Panorama.al

Te lidhura