“Rama, jepe dorëheqjen!”- Protesta e 37-të për largimin e kryeministrit dhe qeverisë së tij, qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Shqipëria kërkon revolucion!

Jul 6, 2026 | 21:43

Në Tiranë është zhvilluar protesta e 37-të radhazi e qytetarëve që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë aktuale.

Pas disa orësh qëndrese para Kryeministrisë, ku u mbajtën fjalime nga qytetarë, aktivistë dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora, protesta është zhvendosur, ashtu si çdo natë tashmë, në rrugët e Tiranës.

Edhe sot, si në 37 ditët më parë, protesta dhe marshimi është shoqëruar me thirrjen që tashmë është kthyer në refren: “Rama, jep dorëheqjen!”

Po ashtu, mijëra qytetarë kanë brohoritur me zë edhe një tjetër thirrje të protestës: “Shqipëria kërkon revolucion.”

© Panorama.al

Te lidhura