Nuk do të presë deri në fund të merkatos, Barcelona vendos një afat kohor për marrëveshjen me Alvarezin

Jul 6, 2026 | 21:05

E ardhmja e Julian Alvarez mund të vendoset shumë kohë para se të mbyllet afati kalimtar i verës. Pas komenteve të sulmuesit argjentinas gjatë Kupës së Botës, kur ai pranoi se besonte se transferimi ishte “gjëja më e mirë për të gjithë” për të ndjekur ëndrrën e tij, situata ka evoluar me shpejtësi.alvarezSipas gazetës spanjolle AS, Barcelona nuk ka ndërmend t’i zvarrisë negociatat deri në ditët e fundit të afatit kalimtar dhe dëshiron një përgjigje të shpejtë.

Presidenti i Blaugranëve, Joan Laporta, konfirmoi se më parë i kishte bërë një ofertë prej 100 milionë eurosh Atletiko Madridit, por ishte refuzuar kategorikisht. Presidenti i Barçës përsëriti se klubi nuk do të marrë pjesë në ankande multi-milionëshe dhe nuk do të arrijë shumën prej 150 milionë eurosh të refuzuar më parë nga “Los Colchoneros”.

Hansi Flik thuhet gjithashtu se kërkoi sqarime të shpejta, në mënyrë që të dijë sa më shpejt të jetë e mundur skuadrën që do të fillojë përgatitjet verore për sezonin e ri.

Ndërkohë, Atletiko mbetet shpresëplotë për ta mbajtur sulmuesin e tyre. Diego Simeone vizitoi së fundmi kampin stërvitor të Argjentinës në Majami dhe, në një intervistë me ESPN, shprehu respekt të madh për Alvarez, duke e quajtur atë “lojtarin më të mirë në ekip” dhe duke shprehur shpresën e tij se “gjithçka do të shkojë për mirë”.

Megjithatë, si Barcelona ashtu edhe Madridi mbeten të bindur se situata do të zgjidhet shumë kohë para përfundimit të afatit kalimtar të verës.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura