Nga protesta e 37-të për dorëheqjen e Edi Ramës dhe qeverisë së tij, aktivisti Andi Tepelena, i ka bërë thirrje kryeministrit të shkoj në SPAK edhe të jap llogari për pasurinë e tij.
Tepelena iu referua një deklarimi të mëhershëm të Ramës, kur ky i fundit ishte kryetar bashkie dhe që ka premtuar se do bënte një jetë modeste. Por, ndryshe është situata sot, pasi kryeministri, siç tha Tepelena, jeton në “sarajet e tij në Surrel”.
“Por ku jeton sot Edi Rama? Jeton në sarajet e tij në Surrel. Ky, që fliste për modesti dhe një jetë modeste. Sot, që Rama mbush 13 vite në krye të qeverisë, pa përfshirë vitet si kryebashkiak i Tiranës, kontrasti është i dukshëm“, tha ai.
Ai ka kërkuar kryeministri të japë llogari në SPAK për pasurinë e tij dhe të bëj transparente burimet e tij financiare.
“Edi Rama, ka ardhur momenti të shkosh në SPAK të japësh llogari për pasurinë tënde. Nga është burimi i pasurisë tënde? Tregoju shqiptarëve nga vijnë paratë, nga e ke vënë pasurinë ti”, u shpreh Tepelena.
Aktivisti Andi Tepelena: Shoku Rama, në vitin 2002, kur ishte kryetar bashkie, deklaronte se jetonte në dhomën e lënë bosh nga vëllai i tij që ishte emigrant në Amerikë dhe siguronte që do të vazhdonte të jetonte në modesti. Gjë të cilën shqiptarët do të kishin mundësi ta shihnin.
Por ku jeton sot Edi Rama? Jeton në sarajet e tij në Surrel. Ky, që fliste për modesti dhe një jetë modeste. Sot, që Rama mbush 13 vite në krye të qeverisë, pa përfshirë vitet si kryebashkiak i Tiranës, kontrasti është i dukshëm.
Ai sot jeton në sarajet e tij në Surrel, që nuk dihet se sa kanë kushtuar dhe nga kush janë financuar. Ndaj, Edi Rama, ka ardhur momenti të shkosh në SPAK të japësh llogari për pasurinë tënde. Nga është burimi i pasurisë tënde? Tregoju shqiptarëve nga vijnë paratë, nga e ke vënë pasurinë ti.
Ndaj, një arsye më shumë për të kërkuar dorëheqjen tënde sot, për gjithë Shqipërinë, për gjithë kombin shqiptar. Rama, jep dorëheqjen.
© Panorama.al











