“Nuk donin të më merrnin kallëzimin në Komisariat”- Gent Progni: Nuk mundet 10 patronazhistë t’ia ulin dinjitetin administratës! Na kanë shumë frikë

Jul 6, 2026 | 21:17

Vijoi edhe sot protesta qytetare kundër Edi Ramës, teksa në podium foli edhe eksperti i IT-së Gent Progni.

gent progni

Ai deklaroi se në komisariat nuk pranonin t’i merrnin kallëzimin për dhunën e së enjtes.

Më tej shtoi se 10 patronazhistë nuk mund t’i heqin dinjitetin administratës.

Gent Progni: A e kemi këtu ABC News apo ishte pushim? Kishte nxjerrë një kryekomunist me mbiemër Beqiri dhe thoshte Genti takon Flamur Nokën, unë kam 3 vjet që  kam një vezë për Flamur Nokën po nuk po e gjej dot. Sa më shumë jemi në shesh aq më shumë frikë na kanë. Isha te komisariati 1, polici dridhej i thashë nuk kam vezë. Nuk donte të më merrte kallëzimin. Është ankim tha, si është armik me 100 grushta. Ne protestojmë për ti  rikthyer dinjitetin administratën. Nuk munden 10 patronazhistë t’ia ulin dinjitetin administratës. Na kanë shumë frikë. Rama jepe dorëheqjen.

© Panorama.al

Te lidhura