Mijëra shqiptarë protestojnë prej 37 ditësh për largimin e Edi Ramës dhe qeverisë se tij, reagon Kryeministri

Jul 6, 2026 | 22:33

Ndërsa mijëra qytetarë po protestojnë për të 37-ën ditë radhazi për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, kreu i qeverisë ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale.

protesta edi rama (1)

Rama ka publikuar një foto ku shfaqen protestuesit para Kryeministrisë, krahas një tjetër fotografie të qytetarëve të mbledhur në sheshin Sheshi Skënderbej, të cilët po ndjekin ndeshjen e Botërorit mes Portugalisë dhe Spanjës, që po zhvillohej paralelisht me protestën.

Krahas imazheve, kryeministri ka shkruar edhe disa vargje nga interpretimi i tij në këngën me “West Side Family”.

“Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit

Kjo osht Tirona jon, Tirona kontradiktës

E luftës, e paqes, errsirës dhe e dritës

Mashtrimit të vërtetës, shpifjes interesit,

e qejfit dhe e stresit, ahengut dhe biznesit”, ka shkruar Rama.

© Panorama.al

Te lidhura