VIDEO/ Mbyllet protesta e 37-të për largimin e kryeministrit dhe qeverisë së tij, qytetarët rikthehen poshtë zyrës së tij pas marshimit në Tiranë: Rama, jep dorëheqjen!

Jul 6, 2026 | 22:53

Është mbyllur protesta e 37-të radhazi e qytetarëve që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.

Pas disa orësh tubim para godinës së Kryeministrisë, ku mbajtën fjalën qytetarë, aktivistë dhe përfaqësues të diasporës, protestuesit zhvilluan marshimin e përditshëm në rrugët e Tiranës, duke kaluar në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit.

Gjatë marshimit nuk munguan thirrjet kundër qeverisë, ndërsa protestuesit brohoritën vazhdimisht “Rama, jep dorëheqjen!”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe slogane të tjera drejtuar institucioneve dhe mazhorancës.

Në përfundim të marshimit, qytetarët u rikthyen sërish përpara godinës së Kryeministrisë, ku përsëritën në kor thirrjen që tashmë është kthyer në simbol të protestës: “Rama, jep dorëheqjen!”

Me këtë tubim u shënua dita e 37-të e protestave të pandërprera në kryeqytet. Organizatorët kanë deklaruar se lëvizja do të vijojë edhe në ditët në vijim, duke theksuar se nuk do të tërhiqen deri në përmbushjen e kërkesës së tyre për dorëheqjen e kryeministrit.

Screenshot 2026-07-06 225233 Screenshot 2026-07-06 225253 Screenshot 2026-07-06 223814

© Panorama.al

Te lidhura