VIDEO/ Ndërhyrje e ashpër ndaj Rodrit para Botërorit, tifozët e Spanjës dalin kundër mesfushorit të Barcelonës

Jun 7, 2026 | 12:10

Gavi është penalizuar shumë nga dëmtimet, megjithatë Luis De La Fuente i besoi një ftesë për Botërorin 2026. Në stërvitjen e fundit rrezikoi shumë që t’i shkaktojë dëmtim Rodrit. Ky i fundit nuk i fshehu dhimbjet.

Screenshot-2026-06-07-114544

Pamjet u bënë virale në rrjetet sociale. Komentet e tifozëve ishin kundër Gavit, për ashpërsinë me të cilën i ndërhyn shokut të skuadrës.

Spanja kërkon të fitojë Botërorin e dytë në histori. Triumfi i parë ishte në vitin 2010.

Për objektivin e madh, spanjollët nuk mund të pranojnë asnjë dëmtim. Për më tepër kur është fjala për Rodrin, që mund të bëhet lojtar kyç.

Ndërhyrja e Gavit ndaj Rodrit: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al

Te lidhura