“Shqipëria nuk shitet”- S’ndalen protestat masive për dorëheqjen e Ramës, qytetarët ftohen të marrin pjesë çdo ditë në orën 18:00

Jun 7, 2026 | 11:40

Vijojnë protestat masive me thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë paralajmëruar se tubimet do të vazhdojnë çdo ditë në orën 18:00.

protesta cdo dite

Me sloganin “Shqipëria nuk shitet”, protestuesit kanë dalë në sheshe çdo ditë duke shprehur pakënaqësi ndaj qeverisjes dhe duke kundërshtuar projektin për investim në zonën e Zvërnecit.

Protestuesit kanë deklaruar se pjesëmarrja e përditshme nis në orën 18:00 në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshimi drejt kryeministrisë.

“Zëri ynë, dinjiteti ynë, e ardhmja jonë” thuhet në sloganin ku qytetarët ftohen të marrin pjesë.

protesta slogani

© Panorama.al

Te lidhura