“Edhe djali im të kishte vdekur”- Vilonat Braçellari vrau një efektiv e plagosi një tjetër, flet nëna e tij: Policia qëlloi e para, nuk i thanë as dorëzohu

Jun 7, 2026 | 11:06

Nëna e Violand Braçellarit, i cili akuzohet se vrau efektivin e Policisë Enea Mekolli dhe plagosi një tjetër efektivi, Edison Adri, ka folur për herë të parë pas ngjarjes së rëndë të 4 qershorit në Lozhan të Maliqit. 

enea mekolli violand bracellari vrasje maliq

Në një prononcim për mediat, ajo ka rrëfyer versionin e saj për atë që ndodhi në mëngjesin e ngjarjes, duke pretenduar se gjithçka ka nisur pas ndërhyrjes së policisë në ambientet ku ndodhej djali i saj.

Sipas saj, ngjarja ka ndodhur në një stallë ku ajo dhe djali i saj ndodheshin në punë në momentin e ndërhyrjes së policisë. “Erdhi policia, i thashë: ‘Djalë, erdhën’. Djali u hodh nga dritarja e vicave, aty ishte polici”, u shpreh ajo, duke pretenduar se nuk ka pasur paralajmërim nga ana e efektivëve.

Pyetje – “Ju thoni se djali juaj nuk qëlloi i pari mbi policinë?”

“Polici i ra me parë, pastaj qëlloi djali im. Policia nuk tha as dorezohuni, as që ishin polic. Violandi ishte fshehur në cep dhe kaloi lart”

Pyetje – “Sa kohë kishte Violandi që rrinte me ju?”

“Violandi me mua jo se rrinte, ishte I dënuar 10 vite. Nuk me rrinte këtu mua, vinte thjesht ndonjëherë të hante bukë. Jetonte në mal, vetëm në mal. Asnjëherë nuk shkonte në fshat apo qytet. Kjo situatë ka 8 vite kështu. Për 10 gram hashash, dy gramë i gjetën në shtëpi, pastaj ja bene 10 gramë ”

Pyetje – A ka kultivuar djali juaj këtu ndonjëherë hashash?

” Asnjëherë, në Vlorë punuam me ndertim, merrnin lek, bëmë 30 dhi rrace dhe i sollëm ketu në Lozhan ”

Pyetje – A është e vërtetë që shteti u ka ndihmuar me fonde?

” Kemi marrë. Jo se më ka ndihmuar por i ka rregulla shteti këtu se unë e kam blegtorinë. Jo thotë Artan Hoxha farë Hashashi etj, ja shikoni shtëpinë. Çfarë nuk kemi dëgjuar. ”

Pyetje – Si ndiheni ju si nënë, një punonjës policie ndërroi jetë

“Më vjen shumë keq, edhe djali im të kishte vdekur. Nuk ka faj as djali im as polici. Se dhe polici i urdhëruar është. Ai të bënte këtë gjë, të thoshte; ‘Ndal”. Nuk do ishte situata e këtillë. ”

Pyetje – A ka patur raste kur ka ardhur me pare policia dhe Renea për të kapur Violandin?

” Disa herë. Nuk bënë këtë që bënë këta. Jo se ka qenë shumë herë, një rast pata. ”

Pyetje – Çfarë mesazhi keni për familjen e policit të rënë?

” Më vjen shumë keq, zere sikur me vdiq djali im. Me vjen keq e për të, as nuk i njoh, as nënën as babanë, as djalin. Me vjen shume keq. Jam me ata. Me dhimbset e ai djalë. Nuk e njoh e nuk me njeh. Detyra e tij.”

Pyetje – Do e takosh Violandin?

“Do e takoj se e kam djalë. Me dhimbset. Kam gjithë këto vite me të”

Pyetje – Si ka mundësi që mbante armë, a e dinit ju? I rrezikohen jeta vetëm nga policia apo e të tjerë?

“Nuk e dija që kishte armë. Nuk e kisha parë asnjëherë me armë. Nuk ka djali ti thotë nënës mbaj armë”

Pyetje – A ke tentuar ndonjëherë t’i mbushesh mendjen te dorëzohet?

“Shumë herë. Vetëm i vinte inat, thoshte të dënohem 10 vite për dy gramë hashash, nuk shkel në polici. Hashashi nuk u gjet në shtëpinë time apo në makinën time por në banesë të braktisur.”

Pyetje – Ka patur fjalë se Violandi ka shpëtuar këto vite sepse bashkëpunonte me policinë.

” Çfarë thua? Ata e kishin halë në sy. Halë në sy, çdo vend kontroll, nga të katra anët, kudo që dilte djali do bënin kontroll makinat e çfarë kishte me vete. ”

Pyetje – Një ditë para ngjarjes, a iku bariu juaj nga puna?

“Ka ikur sepse e  kemi bërë me llaf që do merrte 1 milion lek rrogën po te rrinte mbi një vit

Ai ndenji 10 ditë dhe kërkonte 33 mijë lek ditën. Kaq lek ke – i thashë. Ishte shumë mashtrues.”

Pyetje – Ju besoni që Violandi nuk ka lidhje me lëndët narkotike? Flitet me bariun ka patur bashkëpunim

” Çfarë nuk thonë. Nuk bëhet fjalë ta lajmëronte ai policinë, ai 10 ndenji. Kur u bë lenda narkotike, kur u shit për 10 ditë? “

© Panorama.al

Te lidhura