VIDEO/ Momente romantike për Dua Lipën dhe të fejuarin e saj para Kullës Eiffel! Këngëtarja dhe aktori më të dashuruar se kurrë, kërcejnë së bashku në Qytetin e Dashurisë

Jan 29, 2025 | 14:25

Dua Lipa dhe Calum Turner janë shfaqur më të dashuruar se kurrë. Çifti i sapo fejuar, teksa kanë vizituar Parisin për Javën e Modës duket se janë përfshirë në frymën e qytetit të dashurisë pasi kanë kërcyer dhe shkëmbyer puthje para Kullës Eifel.

Këngëtarja dhe aktori pasi kanë shkrepur disa selfie janë filmuar nga të pranishmit edhe duke kërcyer.

Një i pranishëm ka thënë për Daily Mail se: “Ata dukeshin kaq të lumtur teksa qeshnin dhe përqafoheshin. Më pas filluan të kërcejnë në mënyrë romantike. I mbanin krahët në qafë dhe dukeshin sikur po i këndonin njëri-tjetrit. Kishte rrotullime mbresëlënëse me këmbë. Ata mund të jenë të famshëm, por për këdo që i shikonte, ata dukeshin si çdo çift i ri i dashuruar”.

Para kërcimit magjik dyshja kishin shijuar darkën në restorantin Parcelles me 5 yje, Michelin, i vendosur në Rue Chapon, e cila konsiderohet si një nga rrugët më të njohura në Paris. Çifti, i cili filloi lidhjen në janar 2024, u fejua në fund të vitit të kaluar . Miqtë e tyre thanë se ndihen të entuziazmuar për t’u martuar  dhe janë ” të çmendur ” pas njëri-tjetrit.

            

© Panorama.al

Te lidhura