VIDEO/ Mesi mbetet i shtangur, adoleshenti Mehmeti i shënon gol Inter Majamit dhe i heq nga duart fitoren në shtëpi

Apr 12, 2026 | 9:12

Adoleshenti shqiptar Adri Mehmeti, vazhdon të lërë gjurmën e tij në MLS dhe në natën e të shtunës, futbollisti 17-vjeçar ka dhënë provën e radhës në ndeshjen që Nju Jork Red Bulls kanë luajtur në fushën e Inter Majemit.

adri mehmeti

Mehmeti, si zakonisht titullar, zhvilloi një ndeshje të mirë në mesfushë, por u bë protagonist i mirëfilltë i kësaj sfide në minutën e 77 të saj, kur pas një goditje dënimi u tregua i aftë që të çonte topin në rrjetë, për të barazuar shifrat në 2-2.

SHIH VIDEON

Ky ishte goli i parë në MLS për djaloshin shqiptar i cili ka lënë përfaqësueset e moshave kuqezi dhe për momentin përfaqëson SHBA-në. Një gol i cili la të shtangur edhe Lionel Mesin, pasi për të dytën ndeshje radhazi, Inter Majemi nuk ia doli që t’i gëzohej fitores së parë në stadiumin e ri, pasi disa ditë më parë atë kënaqësi ia hoqi edhe Austin i Myrto Uzunit.

E.KUKA-PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura