Dhuratat simbolike për pjesëmarrësit e samiteve të liderëve janë një praktikë e zakonshme dhe Samiti i NATO-s në Ankara nuk bëri përjashtim. Por zgjedhja e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, si mikpritës i samitit, ka shkaktuar habi.
Sipas mediave turke, presidenti Erdogan u dhuroi çdo lideri të NATO-s, një pistoletë me emrin e secilit të gdhendur mbi të, si dhe një kuti me fishekë të vërtetë.
Zbulimi u bë nga kryeministri britanik Keir Starmer, i cili foli për gazetarët gjatë fluturimit të kthimit. Ai tha se nuk mundi ta merrte armën me vete në Britani, pasi importimi i saj do të ishte i paligjshëm.
Për këtë arsye, pistoleta e Starmer do të mbetet në Ankara, ku do të hiqet nga qarkullimi, pavarësisht faktit se Erdogan kishte siguruar një letër personale për heqjen e kufizimeve të eksportit nga Turqia.
Sipas raportimeve, edhe vetë Starmer e cilësoi dhuratën e armëve si një zgjedhje të pazakontë dhe të papritur nga presidenti turk.
Nuk dihet nëse edhe liderë të tjerë të NATO-s janë përballur me të njëjtat pengesa për marrjen e dhuratës.
Dhurata tjetër për liderët ishte më tradicionale. Ajo ishte libri “Politika e guximit: Erdogan dhe ngritja e Turqisë”, i lidhur në mënyrë luksoze, si dhe një bllok shënimesh dhe një stilolaps me emrin e secilit lider.
© Panorama.al
















