Presidenti amerikan Donald Trump, gjatë konferencës për shtyp pas Samitit të NATO-s në Ankara, deklaroi se kishte pasur një përvojë të jashtëzakonshme, duke e cilësuar takimin e liderëve si shumë të suksesshëm.
Megjithatë, vëmendje të madhe mori një nga deklaratat e tij gjatë konferencës, pasi pas komenteve për “dashurinë e madhe” që, sipas tij, ishte e pranishme në sallë, si dhe përgjigjeve për Iranin dhe shpenzimet e mbrojtjes, Trump krahasoi veten me liderin komunist Vladimir Lenin.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me komunizmin, Trump tha: “Komunizmi është i lehtë për t’u shitur. Unë do të isha komunisti më i madh në histori, do të isha në të njëjtin nivel me Leninin. Do të kisha qira falas për pjesën tjetër të jetës, por ajo që nuk të tregojnë është se do të jetosh në kushte të mjerueshme, e të tjera”.
Megjithatë, presidenti amerikan nxitoi të sqaronte qëndrimin e tij, duke shtuar: “Komunizmi ishte një katastrofë, është provuar”.
© Panorama.alTrump: I would be the greatest communist in history. I’d be right up there with Lenin. You got free rent for the rest of your life. Would anybody like to have a free house? pic.twitter.com/sJZqxgwl65
— Acyn (@Acyn) July 8, 2026












