VIDEO/ “Kemi punë me shtetin, të vijë Bashkia, për çfarë i votuam!” Banorët protestojnë për mbylljen e rrugës që lidh 3 fshatrat me Qukës-Qafë-Plloçë! Bllokohet aksi, përplasje me shoferët e Policinë

Nov 17, 2025 | 11:33

Protestë e banorëve në aksin rrugor Qukës-Qafë Plloçë, në dalje të fshati Kalivaç.

protesta banoret perplasja

Bllokohet aksi kombëtar për rreth 10 minuta, duke penguar qarkullimin e dhjetëra mjeteve në të dyja krahët, teksa u desh edhe ndërhyrja e Policisë që i largoi, por pati edhe tensione.

Ka pasur edhe disa përplasje midis banorëve dhe drejtuesve të mjeteve, të cilët donin të ndiqnin itinerarin dhe punët e tyre, madje duke u shprehur se kishin edhe të sëmurë.

Banorët protestojnë për mbylljen e rrugës ekzistente që lidh 3 fshatra, me aksin e ri Qukës-Qafë Plloçë. Ata kërkuan prezencën e autoriteteve për hapjen e rrugës dhe zgjidhjen e problemit.

Në vendngjarje kanë shkuar edhe shumë forca të policisë për të hapur aksin e bllokuar, teksa banorët janë shprehur se do i vijojnë protestat deri në gjetjen e zgjidhjes.

protesta

Sipas inxhinierëve, dalja në këtë rrugë është burim aksidentesh, ndërkohë që për vetë banorët kjo rrugë është e domosdoshme, se lidh jo vetëm fshatin me rrugën kryesore, por edhe me tokat. Përfaqësuesit u shprehën se do të kishte një rrugë që i lidhte me tokat e tyre, por jo aty ku rrezikoheshin aksidentet.

“Rruga do të bëhet dhe ju do lidheni me tokat”, tha një prej tyre.

Por banorët iu përgjigjën:

“Rruga të bëhet dhe toka do paguhet, të lidhemi me tokat tona!”.

banoret protesta

Në këto momente ka pasur edhe tensione me shoferët. Një prej tyre çau kordonin e protestuesve, duke u shprehur se kishte njeri të sëmurë.

“Ore jam për në Tiranë, jam me të sëmurë!”

Një prej banorëve e ndoqi mjetin nga pas, madje duke rrezikuar teksa u kap nga xhamat.

Ata vijuan tubimin duke këmbëngulur se donin prezencën e shtetit:

“E kemi punën me shtetin ne, s’kemi punë me juve. Të hapet rrugë tjetër”.

Inxhinierët vijuan të shpjegonin se “rruga do hapet”, por ata duhet të lironin aksin.

Boriet e makinave shoqëruan situatën dhe vijuan tensionet mes banorëve dhe shoferëve.

“Duam rrugën e fshatit këtu”, thotë një banore, teksa ndërhyri edhe Policia.

Një përfaqësues i banorëve tregoi edhe problematikat që ata hasin në këtë aks:

“Të vijë Bashkia këtu, merrini të vijnë këtu, për atë punë i votuam. Të më vijë mbesa mua këtu, me çfarë ta marrë unë atë, se nuk kaloj dot. Le të vijnë këtu ata, për ça i votuam, le të vinin këtu. Të vijnë të na ndihmojnë ne këtu, njerëz jemi ne dhe njerëz janë ata”, tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura