Dita e 51-të e rezistencës qytetare në Tiranë mblodhi edhe sot një masë të madhe qytetarësh që bënë thirrje për largimin e qeverisë dhe klasës së vjetër politike.
Fillimisht u grumbulluan si përditë në sheshin “Skënderbej” për t’iu drejtuar me marshim bulevardit drejt kryeministrisë.
Ata i bënë thirrje kryeministrit për largim, ndërsa mbanin pankarta dhe parulla.
“Rama, jepe dorëheqjen”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Shqipëria e shqiptarëve, jo e pushtetarëve”, “Edi Rama o legen, gjithë Shqipëria të urren”, “Ju erdhi fundi”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Rama, SPAK You”, apo “Shqipëria nuk është në shitje”.
© Panorama.al













