VIDEO/ “Hidrovorët janë lënë në mëshirë të fatit”- Përmbytjet në Lezhë, Agron Gjekmarkaj: Në vend të një reagimi shtetëror, qytetarët morën disa pako ushqimore, trajtim minimal dhe fyes

Dec 2, 2025 | 17:00

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, foli sot në seancën plenare në Kuvend për neglizhencën e qeverisë lidhur me përmbytjet në vend nga moti i keq.
Teksa u ndal te përmbytjet në Lezhë, Mirditë dhe Kurbin, demokrati tha se qytetarët atje morën vetëm disa pako ushqime, një trajtim që sipas tij është fyen, minimal dhe nuk i plotëson humbjet dhe dëmet e mëdha që ata pësuan.

Agron Gjekmarkaj: Kur pushteti nuk investon por merr, kur nuk mirëmban por mbulon. Mijëra hektarë tokë u zhdukën në ujë të kripur, toka bujqësore, biznese dhe familje u përballën vetëm me dëme. Në Lezhë nuk ka pushtet lokal, as mbrojte, as emergjenca civile. Në vend të një reagimi shtetëror, qytetarët morën disa pako ushqimore të shpërndara pjesërisht, një trajtim minimal, fyes i pa dinjitet dhe i pa mjaftueshëm për njerëz që humbasin gjithçka. Nuk ka dëmshpërblim, nuk ka vlerësim dëmesh, nuk ka mbajrje përgjegjësi, nuk ka as plan menaxhimi.

Hidrovorët janë lënë në mëshirë të fatit. Kur pushteti prodhon propagandë, kur njerëzit i zhvasin qytetarët, ne mbytemi nga pasojat. Lezha, Mirdita dhe Kurbini nuk kanë nevojë për rrena para kamerave, por për veprime në terren, për një shtet që nuk i trajton si të njerkës, për një puhstte që nuk i ndëshkon për qëndresën politike.

© Panorama.al

Te lidhura