VIDEO/ “Fustan provokues dhe me shpatulla të hapura”- Tragjike në Azerbajxhan, nusja kryen vetëvrasje pas dasmës, vjehrrit e kritikuan

Oct 27, 2025 | 20:08

Një nuse ka kryer vetëvrasje pasi familja e burrit të saj kritikoi fustanin e nusërisë, të cilin e quajtën “zbulues” dhe “provokues”.

nusja azerbajxhan

Liam Mamadli, 19 vjeçe, u akuzua se ishte lakuriq në ditën e dasmës, sepse supet e saj ishin të zbuluara, sipas Daily Mail.

Babai i saj, Murad Bayramov, tha se vajza e tij u shkatërrua pas komenteve dhe pak më vonë kreu vetëvrasje në kopshtin e shtëpisë së prindërve të saj, në Mingachevir të Azerbajxhanit.

“Dhëndri i vajzës sime dhe prindërit e tij nisën një sherr në shtëpinë time për shkak të fustanit të saj të nusërisë”, tha ai. “Vajza ime nuk mundi ta duronte më dhe kreu vetëvrasje”, shtoi ai.

Babai i mohoi me forcë akuzat e medias se 19-vjeçarja mund të jetë ndjerë i presionuar për t’u martuar me 33-vjeçarin Elnur Mamedli, 14 vjet më të madh se ajo.

Pas dasmës, dhëndri “erdhi në shtëpinë tonë me prindërit e tij dhe nisi një sherr të madh”, tha babai i 19-vjeçares.

babai i vajzes

“Ata thanë: ‘Çfarë turpi. Si mund ta lejosh vajzën tënde të veshë një fustan kaq të zbuluar nusërie?’” Ne thamë se ishte një fustan normal nusërie – si ato që veshin shumë nuse. Por ata nuk qetësoheshin dhe vazhduan të protestonin.”

“Debati vazhdoi të nesërmen. Prindërit e dhëndrit e akuzuan atë se ‘kishte turpëruar djalin dhe familjen e tyre’”, sipas babait. “Vajza ime nuk mundi ta duronte. Në ankthin dhe trazirat emocionale, ajo i dha fund jetës së saj”, tha ai.

Dhëndri erdhi në funeral, por babai tha se “nuk pranoi t’i linte të qëndronin” dhe “i nxori jashtë”.

Policia tani po heton nëse duhet të hapë një hetim penal për ngacmim ndaj nuses përpara se ajo t’i jepte fund jetës së saj.

© Panorama.al

Te lidhura