VIDEO/ Ekipi i tij turpërohet, por talenti shqiptar i Australisë spikat me gol dhe asist

Jan 25, 2026 | 14:32

Medin Memeti ishte sërish protagonist për Melburn Sitin në Australi.

medin mehmeti

Pas golit në javën e kaluar, të shtunën shënoi sërish dhe asistoi një tjetër gol.

Humbja për Melburn Sitin megjithatë ishte turpëruese. Makarthur i mposhti me rezultatin 6 me 2.

Memeti është sulmues dhe vetëm 18 vjeç. Aktualisht është pjesë e moshave të Australisë, megjithatë interesi nga Shqipëria nuk ka munguar.

Talenti shqiptar e nisi sezonin me vështirësi, për shkak të dëmtimeve. Dy golat dhe asisti i fundit duke luajtur si sulmues i majtë, tregojnë se po kthehet në formën më të mirë si titullar.

Goli i Medin Memetit: (VIDEO)

Asisti i Medin Memetit: (VIDEO)

© Panorama.al

Te lidhura