Çudia “online”, Milani firmos me trajnerin e ri. Zbulohen detajet për pasuesin e Alegrit

Jun 16, 2026 | 15:21

Ruben Amorim është trajneri i ri i Milanit. Portugezi ka hedhur firmën në kontratë, ndërsa janë zbuluar edhe detajet.

amorim

Pasuesi i Alegrit ka firmosur kontratë 2-vjeçare. Do të përfitojë gjatë kësaj kohe 3,2 milionë euro neto në sezon. Po ashtu ka edhe bonuse të përfshira në kontratë.

Kontrata ka edhe opsionin për zgjatje, që mund të aktivizohet në vazhdim. Kontrata është firmosur “online”, pasi Amorim nuk ndodhej në Itali dhe nuk pati përfaqësues për ta takuar.

Amorim nuk ishte alternativa e parë për Milanin. Më parë Iraola dhe Glasner u treguan shumë pranë stolit të klubit të Seria A.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura