CNN raporton se protesta të mëdha shpërthyen në Shqipëri pas javësh tensioni mbi akuzat për korrupsion ndaj zëvendës kryeministres Belinda Balluku dhe disa zyrtarëve të tjerë të lartë.
Ngjarjet vijnë pas incidentit në Kuvendin e Shqipërisë, ku deputetët e opozitës u përplasën me policinë gjatë një seance parlamentare të enjten, duke rritur tensionet politike në vend.
Qytetarët dolën në rrugë, duke marshuar në kryeqytet dhe kërkuar transparencë, llogaridhënie dhe hetime të pavarura mbi akuzat për korrupsion që lidhen me tenderë publikë dhe abuzime në administratën shtetërore.
Organizatorët e protestave nënvizuan se demonstratat janë një mesazh i qartë për qeverinë dhe zyrtarët e akuzuar, duke kërkuar masa konkrete dhe mosfshehje të skandaleve të korrupsionit.
CNN i bën jehonë këtyre protestave duke vënë në pah shqetësimin e qytetarëve ndaj korrupsionit të Ballukut dhe qeverisë Rama, si dhe reagimin e medias ndërkombëtare për tensionet politike dhe sfidat e vendit në luftën kundër korrupsionit.
© Panorama.al












