VIDEO/ Çfarë po ndodh në një nga vendet më të mistershme në glob! Momenti kur ndodh shpërthimi i frikshëm hidrotermal në Yellowstone të SHBA-ve

Dec 22, 2025 | 22:12

Një shpërthim i ri hidrotermal nëntokësor në Parkun Kombëtar Yellowstone në SHBA (Yosemite), është kapur nga një kamera mbikëqyrjeje e fiksuar gjatë 24 orëve të fundit.

yellowstone

Kamera kap momentin kur një re e zezë e madhe avulli dhe gurësh u nxor jashtë, në vendin më të mistershëm në botë, për të cilin thuhet se qëndron mbi një megavullkan nëntokësor dhe formacioni gjeologjik të paqëndrueshëm.

Një shpërthim hidrotermal në Yellowstone është një fenomen ku uji i nxehtë dhe avulli nën presion shpërthejnë me dhunë nga toka, siç ndodhi në vitin 2024, duke shkaktuar panik midis turistëve aty pranë.

Shpërthimet hidrotermale ndodhin shpesh, janë më të vogla në shkallë dhe thjesht tregojnë aktivitetin intensiv gjeotermik poshtë parkut.

Parku Kombëtar Yellowstone mbulon një sipërfaqe prej 8,980 kilometrash katrorë (3,468 milje katrorë), që përfshin liqene, kanione, lumenj dhe vargmale.

Liqeni Yellowstone është një nga liqenet më të mëdha termale, në lartësi të madhe në Amerikën e Veriut dhe ndodhet mbi Kalderën Yellowstone, supervullkani më i madh në kontinent.

Kaldera konsiderohet një vullkan aktiv, pasi ka shpërthyer disa herë me forcë të jashtëzakonshme gjatë dy milionë viteve të fundit dhe ka shtrirje gjeografike nëntokësore të jashtëzakonshme, që nëse shpërthen do të shkaktonte katastrofa si në kohën e dinosaurve.

© Panorama.al

Te lidhura