VIDEO/ Breshëri plumbash, dalin pamjet e atentatit mafioz në Rinas! Qitësi del nga “Toyota” dhe zbraz kallashnikovin mbi Gilmando Danin

Nov 12, 2025 | 14:56

Janë publikuar pamjet e atentatit mafioz në Rinas, mesditën e së martës (11 nëntor), ku u ekzekutua me breshëri plumbash Gilmando Dani, mik i Emiljano Shullazit dhe krahu i djathë i tij, si edhe mbeti i plagosur, Muçi Shaljani alias Sheqeri, efektiv i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

atentati ne rinas gilmando dani muci shaljani

Në pamjet shihet momenti kur automjeti tip Benz ku udhëtonin viktima dhe miku i tij, të cilit ishin kthyer nga Barcelona, futen në rrethrrotullimin pranë aeroportit, por u hasën me breshërinë e plumbave të 3 qitëve që udhëtonin me një makinë tip Toyota, e cila u erdhi përballë.

Benz u kthye në krah të kundërt në rrethrrotullin, por eci vetëm disa metra. Më pas një nga qitësit zbret nga Toyota dhe shkon në drejtim të sendiljes së pasagjerit ku ndodhej Gilmando Dani duke zbrazur kallashnikovin në drejtim të tij.

Teksa nis të kthehet në Toyota, autorët e tjerë që ndodheshin brenda mjetit qëllojnë sërish në drejtim të makinës ku ndodhej viktima dhe punonjësi i AMP-së (shofer i Benz).

Më pas largohen nga vendngjarja drejt fshatit Halil, ku edhe u gjet e djegur Toyota së bashku me 4 armët që u përdorën në atentat.

Po ashtu, sipas Shteg.org., vetëm pak minuta pas atentatit, para makinës ku u ekzekutua Gilmando Dani, kalon një kolonë prej katër makinash të një delegacioni zyrtar.

Gilmando Dani, delegacioni zyrtar

© Panorama.al

Te lidhura