Kreu i PD-së, Sali Berisha ka publikuar videon e një kamioni të mbushur me dosje pranë Bashkisë Tiranë.

Kryedemokrati ka hedhur akuaza se kryebashkiaku Erion Veliaj ka urdhëruar nga burgu zhdukjen e dokumenteve.
Sali Berisha thekson se “pasi kanë vjedhur, duan të zhdukin gjurmët”.
“Nga burgu, Lal Vjedhësi urdhëron zhdukjen e dokumentave! Pasi kanë vjedhur, duan të zhdukin gjurmët! sb”, shkruan Berisha.
REAGIMI I BASHKISE
Ndërkohë që për këtë postim e Kryeministrit Sali Berisha, ka reaguar Bashkia e Tiranës.
Në një reagim për mediat thuhet se është nje proces rutine pune, teksa po zhvendosen materialet shkresore nga godina qendrore drejt arkivës së Bashkisë.
“Bashkia e Tiranës po kryen një proces rutine për zhvendosjen e arkivës nga godina kryesore drejt godinës se arkivës së Bashkisë. Lajmi i publikuar si nga Sali Berisha, ashtu edhe nga mediat e tjera, është i pavërtete”, thuhet në reagimin e Bashkisë së Tiranës.
Ndërkohë ditën e djeshme ish-kryeministri ka publikuar një tjetë video nga Bashkia Tiranë ku nga tarraca e godinës shihet teksa del tym i zi.
Berisha ngriti dyshimet se po Erion Veliaj kishte urdhëruar sipas tij, djegien e provave dhe dokumenteve.
“Lali Vjedhësi po djeg prova dhe dokumenta! sb”, shkroi Kreun i PD-së.
© Panorama.al











