Revolta për dorëheqjen e Ramës, DASH: Protestat filluan për mjedisin, por mijëra shqiptarë dolën në rrugë kundër qeverisë dhe korrupsionit

Jul 28, 2026 | 11:27

Protestat kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama që kanë hyrë në ditën e 59 kanë tërhequr vëmendjen edhe të Departamentit Amerikan të Shtetit.

protesta dash

Në një raport të OSAC për sigurinë në Shqipëri evidentohet se protestat dhe demonstratat u shndërruan nga reagime lokale ndaj një projekti turistik në një valë më të gjerë pakënaqësie politike dhe sociale.

Sipas raportit, protestat nisën si kundërshtim ndaj një projekti të madh turistik në zonën e ishullit të Sazanit, por pas ndërhyrjeve të policisë dhe përshkallëzimit të situatës, tubimet u zgjeruan në qytete të ndryshme të vendit. Protestuesit ngritën shqetësime që lidhen me transparencën dhe korrupsionin qeveritar.

“Në vitin 2026, protesta të mëdha kishin në shënjestër një projekt turistik luksoz në ishullin e Sazanit. Tubimet filluan si demonstrata lokale mjedisore, por kur policia i shpërndau këto tubime, mijëra shqiptarë dolën në rrugë në qytetet kryesore. Protestat u rritën duke përfshirë thirrje kundër korrupsionit qeveritar dhe disa prej tyre u bënë të dhunshme”, thuhet në raport.

1

© Panorama.al

Te lidhura