Situata kaotike te Italia, reagon edhe Zherard Pike: Guardiola do të kishte qenë garanci, çfarë duhet të bëjnë axurrët

Jul 28, 2026 | 11:05

Zherard Pike ka pasur gjithmonë një lloj lidhjeje me Italinë, pasi nuk e ka fshehur kurrë pasionin e tij për axurrët.

guardiola2

I intervistuar nga La Repubblica, ai nuk donte të hidhte dritë negative mbi performancën e ekipit kombëtar: “Ndonjëherë duket sikur gjithçka po shkon keq, por nuk është kështu. Italia fitoi Kampionatin Evropian disa vite më parë.”

Pike e njeh shumë mirë Pep Guardiolën, pasi është stërvitur për shumë vite te Barcelona nga ai, ku dhe fituan shumë tituj bashkë. Emërimi i Guardiolës si trajner do të kishte qenë “një garanci suksesi sepse ai është kampion”, por ajo që është e rëndësishme nuk është emri, por qasja: “Duhet të investosh te lojtarët e rinj, t’i sjellësh ata në ekipin e parë dhe të ndërtosh një vizion të përbashkët të futbollit midis klubit dhe ekipit kombëtar. Cilindo trajner të zgjedhësh, duhet t’i besosh dhe t’i japësh qetësi shpirtërore”, u shpreh ish-mbrojtësi i Spanjës dhe Barçës.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura