VIDEO/ Ashpërsohet lufta në front, Ukraina: Bombarduam me dronë rafinerinë e rëndësishme të naftës në Rusi dhe uzinën e forcave ajrore!

Nov 29, 2025 | 14:43

Ushtria ukrainase tha sot se kishte goditur rafinerinë e rëndësishme të naftës “Afipsk”, në rajonin Krasnodar të Rusisë gjatë natës.

ukraine uzina naftes

Gjithashtu edhe uzinën e forcave ajrore Beriev, në rajonin Rostov.

Në një postim në mediat sociale, ushtria tha se kishte regjistruar shpërthime dhe një zjarr në rafineri.

Kurse dje, dronët “Sea Baby” (Vogëlushi i detit) sulmuan dhe bombarduan dy anije cisternë të naftës ruse në Detin e Zi, ndaj të cilave ishin vendosur sanksione nga SHBA, BE dhe Britania e Madhe.

Ukraina mori përsipër sulmin ditën e sotme, duke publikuar edhe pamje spektakolare të bombardimit.

Nga ana tjetër Rusia gjithashtu është përgjigjur me sulme të ashpra me raketa e dronë gjatë natës dhe ditës së sotme, kryesisht në Kiev, duke vrarë 3 persona, plagosur 30 të tjerë dhe lënë 600 mijë banorë pa energji elektrike.

© Panorama.al

Te lidhura