VIDEO/ “Arresto Ballukun”- Dita e 51-të e rezistencës popullore, qytetarët thirrje për largimin e qeverisë dhe Ramës: Jep dorëheqjen, nuk na përfaqëson!

Jul 20, 2026 | 20:18

Në ditën e 51 të protestës kundër Ramës, qytetarët nisën marshimin drejt Kryeministrisë. Protestuesit vijuan me thirrjet, “arresto Ballukun”.

Rezistenca qytetare është sot në ditën e 51-të të saj, duke shënuar një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë pluraliste në këto 35 vite.

Kërkesa e qytetarëve mbetet një dhe e pa ndryshueshme, largimi i qeverisë dhe dorëheqja e pa negociueshme e kryeministrit Edi Rama.

protesta3

Fillimisht u grumbulluan si përditë në sheshin “Skënderbej” për t’iu drejtuar me marshim bulevardit drejt kryeministrisë.

Ata i bënë thirrje kryeministrit për largim sepse nuk i përfaqësonte, ndërsa mbanin pankarta dhe parulla.

“Rama, jepe dorëheqjen”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Shqipëria e shqiptarëve, jo e pushtetarëve”, “Edi Rama o legen, gjithë Shqipëria të urren”, “Ju erdhi fundi”, “Rama në burg, Berisha në burg” apo “Shqipëria nuk është në shitje”.

protesta

© Panorama.al

Te lidhura