Gjatë protestës së 51-të kundër qeverisë, një qytetar e cilësoi aksionin e fundit të Tatimeve ndaj “Prestige Resort”, në pronësi të Presidentit të “Focus Media News”, Irfan Hysenbelliu, si “hakmarrje” për transmetimin e përditshëm të protestës nga “News 24”.
“I vajtën Irfanit të dielën dhe i bëjnë presion se transmeton protestën. Kjo është qeveria që ne nuk duam”, tha ai.
Më tej qytetari akuzoi qeverinë se po ushtron presion ndaj bizneseve të Hysenbelliu Group, për të cilin tha se është një biznesmen i ndershëm.
“Unë dal në protestë për shumë gjëra, që nga pronat, nga arroganca e shtetit. I vajtën Irfanit, mikut tim, të dielën dhe i bëjnë presion se transmeton protestën. Kjo është qeveria që ne nuk duam.
Si ka mundësi që vetëm Irfanit i shembin ndërtesat, i shkojnë Tatimet ditën e diele? Është turp. O Edo është turp. Po merresh me një biznesmen të ndershëm, me Irfan Hysenbelliun. Turp, o Edi Rama, turp“, deklaroi ai.
© Panorama.al











