Lamine Jamal dhe Niko Uilliams janë dyshja e pandarë në kombëtaren e Spanjës. Falë kontributit të tyre “Furia e Kuqe” arriti të fitojë Europianin 2024 dhe do synojë të bëjë të njëjtën gjë këtë Botëror.
Së fundmi talenti spanjoll ka ndarë një video në rrjetet sociale, ku ndodhet me shokët e skuadrës në ashensor, por që në fokus ka Uilliamsin.
Jamal zmadhon kamerën duke nxjerr në pah gishtërinjtë e këmbës së 23-vjeçarit teksa ka veshur shapka. Ata fillojnë të qeshin me njëri tjetrin duke treguar edhe njëherë atmosferën mes dyshes, teksa video tashmë është bërë virale në rrjet.
Lamine Yamal Couldn’t Stop
Laughing while he was filming Nico Williams’ feets in the elevator 😭😂 pic.twitter.com/5GmcUUzqec— Cleverly 💐 (@Cleverlydey4u) June 12, 2026
Rikujtojmë që Spanja do të luajë ndeshjen hapëse në Kupën e Botës të hënën, më 15 qershor kundër Kepit të Gjelbër në orën 18:00.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al












