TIRANË- Fillim i qetë i procesit të numërimit, por nisje e vonuar në shumë qendra.
Këtë kanë konstatuar Vëzhguesit Vendorë në raportin e tyre të parë pas vëzhgimit të bërë në fazat e para të procesit të numërimit.
Në deklaratën e sotme për mediat, përfaqësuesja e tyre raportoi për atë që është vëzhguar dhe shqetësimet që shoqërojnë këtë proces.
“Procesi i numërimit ka nisur me klimë të qetë”- tha ajo, duke shtuar se ka pasur tendenca nga partitë për të ndryshuar disa komisionerë, që gjë sipas saj ka zvarritur procesin, sepse një pjesë e tyre janë trajnuar në orët e para të mëngjesit.
“Gjëjmë rastin të bëjmë apel për mos zvarrritje procesi dhe parive të mos ndryshojnë anëtarët e komisioneve për të mos krijuar vonesa”- tha ajo.
Ajo ka shprehur shqetësimin për “prezencën e pajustifikuar e forcave të policisë së shtetit që janë sjellë në mënyrë konfuzioni”. Vëzhguesit vendorë i janë drejtuar me një apel policisë të mirëkuptojë rolin e vëzhguesve të pavarur.
Tjetër shqetësim i ngritur mesditën e sotme është edhe largësia e tryezave të numërimit nga vendi ku janë të pozicionuar vëzhguesit, cfarë sipas tyre nuk lejon akses shumë të madh shikimi dhe monitorimi.
© Panorama.al











