Vëzhguesit mbërrijnë në Siri, Homs, i rrethuar

Dec 28, 2011 | 13:22

Vëzhguesit e parë të Lidhjes Arabe mbërritën dje në Homs, Siri, për të monitoruar dhunën e përfaqësuesve të pushtetit kundër aktivistëve të opozitës dhe popullsisë. Sipas një protestuesi, qeveritarët kanë hequr gjashtë tanke nga sheshi i Homsit gjatë së martës. Ky qytet, i treti për nga madhësia në vend, që gjendet në kufirin verior me Libanin, është i rrethuar nga ushtria. Sipas OKB-së, një e treta e mbi 5000 të vrarëve që nga fillimi i kryengritjes kundër Bashar al Asad duhet të jetë nga Homsi. Prej disa javësh, në Homs po zhvillohet luftë civile, por edhe konfliktet fetare janë të njohura. Është përshkallëzuar edhe lufta e sunitëve kundër pakicës së alavitëve, së cilës i takon edhe Asad, me vrasje e rrëmbime të ndërsjella.

© Panorama.al

Te lidhura