EMISIONI VETTING
Pas kësaj bisede, mashtruesit e kredive kërkojnë që personi që do të përfitonte kredinë mund ti drejtohet policisë ose gjykatës duke treguar një kartë identiteti që i përket një “viktime” të kredive, shtetas të moshuar italian i identifikuara si Francesco Minervini.
Për të parë se çfarë do ndodhte me kredinë e premtuar Vetting i la një afat prej 9 muajsh kohë e mjaftueshme për të kaluar kredinë prej 22 mijë euro.
Pas kalimit të këtij afati kohor gazetarët kanë kontaktuar shtetasen shqiptare E.E për të marr dëshminë se ku kanë përfunduar paratë që janë transferuara në llogarinë e saj bankare.
35 vjeçarja ka zbuluar detaje tronditëse, rreth këtij grupi të strukturuar ku pretendon se është përdorur.
Miliona lekë ishin kaluar në llogarinë e saj bankare nga disa qytetarë që kërkonin të merrnin kredi nga ky grup mashtrimi. Gjatë bisedës me gazetarët e reja rrëfeu versionin se sipas saj, se nuk ishte në dijeni të veprës penale, por që i kishte vendosur në dispozicion të mashtruesve llogarinë e saj bankare për të paktën dy vite. Duke i dhënë “përfaqësuesve” të bankës, kartën ne bankës dhe kodin, teksa pretendonte se jua kishte dërguar nëpërmjet rrjeteve sociale.
“Është naivitet, ti I jep të dhënat e kartës tënde dikujt. Ku e ke dëgjuar ti që merren para dhe kredi online nga një institucion që ti nuk e njeh fare? Nga një faqe uebi që ti nuk e njeh fare. Që të jetë një faqe e sigurte duhet të fillojë me HHTPS,” deklaroi Drini Serjani Ekspert IT.
Bisedat Kamera e fshehtë
Vellai i E.H: Vjehrrës së saj i ka shkuar një mesazh, keni fituar një llotari amerikane, një budallallëk…
E.E: Jo, jo donacion…
Vellai i E.E: po donacion, kjo donte të merrte lekët, kjo e zgjuara. Ka filluar transfertat nga 500 nga 1000, 2000, 3000. Transaksionet duke i ‘ua kaluar atyre në bankë. Emra të ndryshëm I ka aty tek ajo’
E.E: Fillimisht kam dërguar përmes ManeyGram…
Vetting: Në çfarë emrash I ke dërguar këto para?
E.E: Një është Romeho Mahim…
Vellai i E.E: Një e ka Salif Straore.
E.E: Po…
Vellai: Këtë e kam parë unë, pastaj e morën nga policia, i çuam ato në polici tek drejtoria…
Vetting: Çfarë të ofruan ata?
Vëllai: Paguaj këto që të marrësh 150 milionë lekë.
E.E: Atyre ju kam dërguar me foto kartën time bankare, të gjitha debitimet që janë bërë nga llogaria ime. Psh. Unë kam hedhur 500, ata I debitonin përmes kartës time bankare. Më kërkonte kodin tim që më vinte në telefonin tim, dhe unë i’ua dërgoja atyre, dhe ata i bënin direkt. E kam dhënë edhe pasëordin e kartës bankare…
Vetting: Kjo pagesë është bërë në llogarinë tënde në 12 dhjetor 2023.
E.E: Nga këto lekë që më kanë dërguar unë nuk kam tërhequr asgjë.
Vetting: Lekët në llogarinë tënde kush i ka tërhequr?
E.E: Janë tërhequr me kartë jashtë shtetit.
Vëllai: Kjo edhe tek krimi ekonomik që i bënë denoncim, dmth që na thirrën..
E.E: Përveç teje, denoncimin e parë e kam marrë nga një adresë, nuk e di, banka…. Ai e ka bërë denoncimin e parë
Vetting: Sa kohë ka?
E.E: Është para F…, denoncim tek krimi ekonomik, ka qenë 5-6 muaj para teje. përveç teje se unë tani I kam parë, është një Anila Lleshi.
Vetting: Cila është arsyeja që nuk morët hapa të mbyllnit këtë llogari bankare?
E.E: E para e punës, unë kam patur kredi në Bankën…., nuk mund ta mbyllja këtë llogari.
“Teorikisht është e pamundur që një haker të disponojë numrin 16-shifron të kartës, të posedoj datën e skadencës të kësaj karte gjithsesi edhe numrin CVV të kartës edhe pinin për të tërhequr para kesh”, sqaroi ekperti i IT Drini Serjani.
“Së pari, është detyrim ligjor që një person të bëjë kallëzim për një person që ka vjedhur sepse parandalon edhe raste të tjera që mund të jenë pre e këtyre vjedhjeve. Së dyti, duhet të marrë masa të menjëhershme për të mbyllur llogarinë bankare apo çdo lloj veprimi tjetër që mund të cenojnë të ardhurat e tij në një proces më të gjatë akoma. Këto janë dy veprime që duhet të ndërmarrë. Duhet ti drejtohet organeve ligj zbatuese me kallëzim penal dhe e dyta të kontrollojë llogaritë e veta,” sqaroi Avokat Arben Llangozi.
Por 35 vjeçarja e vijonte prej vitesh këtë veprimtari pavarësisht ankesave nga qytetarët
Vetting: Kur e ke filluar aktivitetin?
E.E: Nga fundi I vitit 2022
Vetting: Nga viti 2022 deri në vitin 2024, kur e ke ndërprerë ti?
Vëllai i E.E: Këtë vit e ka ndërprerë kur e zbulova unë…
Vetting: Si ka mundësi që 2-3 vjet nuk e ke kuptuar..
E.E: Unë e kam kuptuar doja të merrja lekët e mija..
Vëllai: Donte të merrte lekët e saja…
E.E: Mua më thoshin futi edhe 500 se do të marrësh kredinë patjetër, pastaj e kthyen kështu në kredi, sikur është kredi ajo që dua të marr unë. Po të lexosh bisedat do të kuptosh çdo gjë
Vetting: Denoncimin kur e keni bërë?
E.E: Kur më ka thirrur tek Krimi Ekonomik, se edhe ai më ka ndihmuar, më ka thënë sesi puna jote ka ardhur një tjetër për të denoncuar
Vetting: Denoncimin e kanë bërë klientët…
E.E: Edhe një gjë më bëri përshtypje, a ka të drejtë banka që të paguajë kredinë time
Vëllai i E.E: Është me automatë ajo, që kalon rroga dhe I mban
E.E: Rrogën nuk e kam tek Banka…..
Vetting: Ligjërisht ke qenë në dijeni?
E.E: Ligjërisht po, kam qenë në dijeni
Vetting: Si ka mundësi që Policia e Shtetit dhe prokuroria nuk të kanë ndaluar?
E.E: Nuk e di
…
Vetting: Sa lekë kanë kaluar deri më tani në llogarinë tënde?
E.E: Për një vit, maksimumi mund të ishin deri në 1 milion e gjysmë
Vetting: Tërheqjen e parave e ke bërë ti?
E.E: Jo, unë nuk kam marrë asnjë lekë..
E.E: Kur thoshin këta do të marrësh lekët e kredisë thoshin duhet të kesh 500 mijë lekë plus. Duhet të kesh 500 mijë lekë në llogari që të fusim lekët tek llogaria. Psh. Unë kisha 200 mijë lekë, pjesën tjetër e tërhiqte ai…
Vetting: Si ka mundësi që në të gjitha rastet lekët i kanë marrë ata dhe jo ti?
E.E: Të thash pra, ata thoshin hidh 500 mijë lekë, duhet të plotësoheshin 500 mijë lekë. Unë nuk e kam ditur që hidheshin lekë nga persona të ndryshëm lekët, e kupton? Unë mendoja se këto lekë I hidhnin ata që do të më jepnin kredi…
Vetting: A nuk të bëri përshtypje që këto lekë tërhiqeshin nga banka?
E.E: Nuk e kuptoj dot. Më vinte mesazhi që kur kisha këstin e kredisë që nuk e kisha paguar, që e paguaja 5 ditë më mbrapa, që nuk kisha mundësi për momentin. Më vinte mesazhi: Kësti I kredisë tuaj u bë. Pastaj vinte mesazhi; “Kredia juaj u pagua”.
35- vjeçarja në takimin me për gazetarët e “Vetting” kupton se kishte zbuluar më tepër detaje nga sa duhej rreth këtij grupi të strukturuar dhe kërkon fshirjen e materialit madje duke arritur deri në kërcënime ndaj gazetarëve.
Ndërkohë që burime zyrtare të policisë së shtetit sqarojnë se E. M është personin nën hetim dhe jo sikurse ajo pretendonte në bisedë me gazetarët e “Vetting” që është viktimë e mashtrimit.
Po kështu ajo nuk ka kryer asnjë denoncim si viktime. Por është thirrur nga ana e Policisë për t’u pytur pas denoncimeve që kanë ardhur në emër të saj, dhe tërheqjes së lekëve që janë bërë me kartën e bankës që ajo disponon dhe që pretendon që jua ka dërguar personave të tretë. Mbetet që policia dhe organi i akuzës, të hetojnë e zbulojnë nëse ajo është viktimë apo pjesë e grupit të mashtrimeve online me kreditë.
“Shantazhi apo kërcënimi i një gazetari apo çdo qytetari të Shqipërisë është vepër penale dhe personi rrezikon burgim dhe shkon nga 5-10 vite burg vetëm për rastin e shantazhimit apo kërcënimit me jetë,” deklaroi Avokati Mevlut Derti.
“Është e pamundur që të tërhiqen para kesh duke patur vetëm numrin 16 shifror të kartës, datën e skadencës dhe numrin CVV që ka karta mbrapa gjithashtu dhe pinin, por e vetmja mënyrë mund të jetë që hakerat mund të kenë akses mbi llogarinë, mbi apilkacionin e bankës duke manipuluar 2FA dhe në rastin kur një bankë bënë të mundur tërheqjen e parave kesh pa praninë e kartës thjesht përmes aplikacionit duke gjeneruar një kod,” tregoi eksperti i IT, Drini Serjani.
“Ka kredidhënie online, ka disa subjekte të licensuara që japin kredi online por mesa kuptoj në këtë rast kemi të bëjmë me një skemë. I takon ekspertëve të prokurorisë dhe krimit kibernetikë për të zbuluar se çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo. Por çfarë parashikon ligji për këto raste?”- tha Artur Ribaj.
“Nuk konceptohet nuk mund të justifikohet një person që i përdoret një send personal dhe ai mos të ketë dijeni, është njësoj si telefoni si makina etj. Madje llogaria bankare ka të dhëna më të larta sekret të cilat pa dyshim që kontrolluesi i vetëm është personi që ka llogaritë bankare.” Është e parashikuar nëse mashtrimi ka kaluar në shuma të mëdha e kryer vepra apo në bashkëpunim në kodin penal parashikohen dënime nga 5 deri në 15 vite, për këto vepra,” deklaroi avokati Arben Llangozi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al