Veto, Cameron mbron vendimin në Parlament

Dec 12, 2011 | 16:44

LONDER- Kryeministri britanik, David Cameron po mbron vendimin e tij pas vetos ndaj ndryshimeve në Traktatin e Bashkimit Evropian, nëpërmjet një deklarate në Parlament.

Kryeministri është duke dhënë llogari për vendimin që ai mori në Bruksel, dhe më pas do të përballet me pyetjet të anëtarëve të Dhomës së Komunëve.

Cameron këmbëngul se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të punojë ngushtë me vendet e tjera të Bashkimit Evropian, por zëvendëskryeministri, Nick Clegg tha se rezultati do të jetë i keq për Britaninë.(vijon)

© Panorama.al

Te lidhura