Vetëvendosja shkatërron produkte serbe!

Jan 13, 2012 | 18:59

Rreth 24 orë para fillimit të aksionit për bllokimin e pikave kufitare me Serbinë, Lëvizja “Vetëvendosje” ka ndërmarrë një tjetër aksion.

Pranë ndërtesës së qeverisë së Kosovës ka hedhur e shkatërruar shumë kilogramë të produktit serb Plazma-keks, raporton Indeksonline.

Një aktiviste e kësaj lëvizje ka thënë se ato i ka dhuruar një ndërmarrës, i cili nuk dëshiron t’i shesë më, dhe ka porositur që t’i dërgohen kryeministrit Thaçi për t’i parë.

“Nuk ka më Plazma keksa për Hashim Thaçin, edhe pse ai i do shumë, sepse nga nesër 14 janar –Serbia nuk kalon”, ka thënë Vetëvendosje.

© Panorama.al

Te lidhura