Vetëflijohet mësuesja dhe i moshuari

Sep 8, 2011 | 11:04

VLORE/KORÇE- Një grua në Vlorë dhe një i moshuar në Korçë u vetëflijuan dje në kushtet e depresionit. Policia e Vlorës bëri të ditur se 48-vjeçarja A.Hila i ka dhënë fund jetës, duke u vetëhelmuar me fostoksinë. Policia bëri të ditur se shtetasja me profesion mësuese i dha fund jetës për shkak të problemeve familjare që kishte, gjë që kishte rënduar edhe gjendjen e saj psikike. Ndërkaq, një i moshuar nga Korça u vetëhodh dje nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte. Viktima Koco Sotiriadhis jetonte me bashkëshorten e tij, ndërsa fëmijët ndodheshin në emigracion. Sipas të dhënave të të afërmve, viktima kishte shfaqur shenja të një gjendjeje të rënduar psikologjike disa vite më parë, pas pushimit të bashkëshortes së tij nga puna. Të dy bashkëshortët kishin punuar në shëndetin publik dhe shërbimin spitalor. Por, në vitin 2008, e shoqja ishte pushuar për shkak se nuk kishte një diplomë të arsimit të lartë.               dh.d/ q.b

© Panorama.al

Te lidhura