Venger: UEFA arrogante, të kërkojë ndjesë

Mar 11, 2011 | 13:48

Mes Arsen Vengerit dhe UEFA-s tashmë ka zyrtarisht “luftë”. Pas akuzave që ka ngritur qeveria europiane për “sjellje të pahijshme” të teknikut të Arsenalit dhe Nasrisë kundrejt gjyqtarit Busaka në ndeshjen me Barcelonën, 61-vjeçari jo vetëm që nuk është penduar, por e ka quajtur institucionin e Platinisë “arrogant” dhe “diktatorial”. Venger akuzoi arbitrin se kishte “vrarë” ndeshjen. “Unë i hedh në mënyrë kategorike poshtë këto akuza”, tha Venger. Nuk e kuptoj se nga vijnë, është e turpshme. Do të ishte mirë që UEFA të mos tregohej kryeneçe”.

© Panorama.al

Te lidhura