VENDIMI/ Sukaj pezullohet 5 ndeshje, Partizani dhe Skënderbeu luajnë pa tifozë

Dec 21, 2015 | 16:51

Xhevahir Sukaj është pezulluar për 5 ndeshje me Partizanin, ndërsa klubi i kryeqytetit është dënuar të luajë ndeshjen e ardhshme ndaj Teutës pa tifozë.

SukajKëto janë dy vendime të marra nga Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit këtë të hënë, lidhur me incidentet që ndodhën në ndeshjen e së shtunës mes Skënderbeut dhe Partizanit në Korçë.

Sukaj u ndëshkua me karton të kuq pak kohë pasi hyri në fushë ndaj Skënderbeut. Vendimi i Komisionit të Disiplinës thotë se lojtari goditi me grusht kundërshtarin dhe për këtë vendosi ta pezullojë për pesë ndeshjet e ardhshme.

Ndërsa vendimi për dënimin e klubit për të luajtur pa tifozë në ndeshjen e ardhshme, vjen për shkak të incidenteve të shkaktuara nga tifozët e kësaj skuadre në stadiumin “Skënderbeu”.

Vendimeve të Disiplinës nuk i ka shpëtuar as skuadra e Skënderbeut. Ekipi korçar është dënuar me dy ndeshje pa tifozë dhe me një gjobë prej 200.000 lekësh. Sipas FSHF-së, këto masa janë marrë për “sjelle të keqe të tifozëve” në ndeshjen e fundit ndaj Partizanit.

Vendimet e Disiplinës për Partizanin:

1.Lojtari i KF “Partizani”, Xhevahir Sukaj, per goditje me grusht ndaj lojtarit kundershtar,denohet me 5(pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.e te KDS.

2.KF “Partizani”, per sjellje te gabuar te tifozerise se saj, denohet me zhvillimin e 1 (nje) ndeshje pa tifoze ne stadiumin perkates dhe me gjobe me vlere 100.000 (njeqindmije) leke, bazuar ne nenin 66/2 te KDS. Detyrimin e KF “Partizani” te zhdemtoje KF “Skenderbeu”, per stola te demtuar ne sipas vleres se tregut.

Vendimi i Disiplinës për Skënderbeun:

3.KF “Skenderbeu”, per sjellje te keqe te tifozerise se saj, denohet me zhvillimin 2(dy) ndeshje pa tifoze ne stadiumin perkates dhe me gjobe me vlere 200.000 (dyqindmije)leke, bazuar ne nenet 64,65 dhe 66 te KDS.

© Panorama.al

Te lidhura