KQZ debat për Tiranën,PS:Vonesat,të qëllimshme

May 16, 2011 | 12:17

TIRANE- Debate per tabelat permbyllese te KZAZ-se 49, ne Komisionin Qëndror te Zgjedhjeve ne mbledhjen e sotme, ku pritet vendimi per Tiranen.

Kryetari i KQZ-se, Arben Ristani deklaroi se rasti i kesaj KZAZ do te shqyrtohet ne mbledhje sapo te jene tabelat permbledhese, duke theksuar se nderkohe ai po merr informacione të reja për aktin.

Vendimi, Kosovrasti: 24 ore kohe per tabelat

Perfaqesuesi i PD-se ne KQZ, Njazi Kosovrasti ka deklaruar se i duhen 24 ore kohe per shqyrtimin e tabelave permbledhese per rezultatet e Tiranes. Pas fjales se kreut te KQZ-se, Ristani, kundershtuar nga Subashi, Kosovrasti ka theksuar se ai ka kerkuar kohe per shqyrtimin e tabelave.

“Unë dua t’ju përjashtoj nga e drejta për këtë akt, deri në orën 6 pasdite kemi të drejtë të presim. Ai akt ndaj u bë, jemi brenda 24 orësh për të pritur. U kujtuat sot ta kërkoni. Është e drejta ime të kërkoj shtyrjen, e drejta ime që brenda 24 orësh të bëj cfarë vërejtjesh kam”- tha ai

Replika Ristani-Subashi

“Unë duhet të merrem me aktin se kam informacione të reja për te, te cilat duhet t’i shqyrtoj”- ka thene Ristani, pas insistimit te perfaqesuesvete PS-se per te marre ne shqyrtim njesine 5, qe ndan edhe certifikimin e fituesit per Bashkine e Tiranes.

Subashi ka reaguar duke thene se projekt akti për tabelat përmbledhëse duhet të ishte shqyrtuar që para procesit zgjedhor ndërsa kërcënoi se me të tilla justifikime mund të përdorë dhe pjesa tjetër e KQZ ku bën pjesë dhe ajo për të vonuar pafundëssiht këtë proces zgjedhor.
“Projekt akti është paraqitur nga ju, ndërkohë që një tjetër mund të thotë që kam akoma punë për të punuar dhe studjuar. Ju e keni studiuar i pari nga të gjithë të tjerët dhe projektakti duhet t’i nënshtrohet studimit. 3 pika ka projektakti ndërkohë që këtë duhet ta kishit bërë para zgjedhjeve. Jemi të vonuar me këtë akt dhe normalisht sa kohë është në rend të ditës ajo është në rend të ditës dhe nuk mund të anashkalohet”- ka thene ajo.

Sipas saj,  nëse Ristani do ta lere në vendimarrjen e të tjerëve kohën kur do të bëhet ky akt, atehere do të keni një vendimarrje shumë më të keqe se dhe unë mund të kërkoj shtyrje dhe të mos dalë rezultati në kohë dhe një process zgjedhor në kohë.

Gjoncaj

Ne fillim te mbledhjes, perfaqesuesi i PS-se, Genc Gjoncaj ka kerkuar shkarkimin e menjehershem te komisionereve te djathte ne njesine 5, te cilet sipas tij po bllokojne ne menyre te qellimshme procesin e hartimit te talebave perfundimtare.

“Jam drejtuar me kërkesë zyrtare që nuk u shqyrtua asnjëherë, jam drejtuar me shkrim. KZAZ 49 ka përfunduar procedurat për numërimin dhe kjo KZAZ nuk po merr miratimin e tabelës përmbledhëse”- tha ai.

Subashi

Te njejtin shqetesim ka ngritur edhe anetarja e KQZ, Deshira Subashi, e cila e ka quajtur te pakuptimte mosnderhyrjen e KQZ. “Kemi nje kerkese per nderhyrje ne adresen tone nga KZAZ 49.  Dua te di pse nuk na behem me dije keto nderhyrje, ne menyre qe edhe ne te bejme detyren tone”- tha ajo, duke kerkuar qe KQZ te informoje ne oren 12.00 per kete problem.

Kosovrasti

Perfaqesuesi i PD-se ne kete KQZ, Njazi Kosovrasti i ka quajtur fjalet e Gjoncajt patetike, duke i quajtur deklarimet dhe akuzat ndaj se djathteve ne kete KZAZ te pamotovuara dhe te pabaza.

“Pse nuk na thoni cfarë po ndodh në KZAZ numër 52 ku komisionerët tanë kërkojnë një të drejtë legjitime dhe aty komisionerët tuaj ua mohojnë dhe shkaktojnë tensione. E më kërkoni të merrem unë me KZAZ nr 49, ne ndërhymë aty dhe bëmë mirë kur ndërhymë për fletët e kontestuara, por pretendimet nuk janë sic i thoni ju, por të kundërta”. – tha ai.

Shkarkohet kreytari i KZAZ 49

KQZ vendosi sot paradite shkarkimin e kryetares së KZAZ numër 49, z. Eduart Ahmeti me kërkesë të PS dhe miratoi emërimin e znj. Enkelejda Omerit.

Sot KQZ pritet të miratoje sot nje akt per te verifikuar te gjitha procesverbalet e 485 kutive te votimit ne Tirane.

Sipas aktit qe iu shpernda dje anetareve te KQZ-se, ne fillim do te krahasohen rezultatet ne tabelen permbledhese me ato origjinale te KZAZ-ve dhe me pas, nese verehen mosperputhje do t’i raportohen KQZ-se.

Dje, Partia Socialiste kerkoi me kembengulje te nxirret sa me shpejt rezultati zyrtar, ne menyre qe KQZ-ja te beje certifikimin e fituesit per Tiranen.

Po dje, kryetari i KQZ-së Arben Ristani deklaroi se ky institucion do të ndërmarrë një vendim 48 orë pasi të mbërrijë edhe tabela e fundit nga KZAZ-ja.

© Panorama.al

Te lidhura