Klubi i Ipsuiç është në kërkim të një trajneri të ri pas ngjitjes në Premier Ligë, pasi trajneri Kiran MekKena vendosi në mënyrë të papritur të largohej nga drejtimi i skuadrës pjesë e të cilës ëshë edhe Anis Mehmeti.

Disa ditë pas vendimit që befasoi shumëkënd, klubi ka nisur të kontaktojë me kandidatë të ndryshëm dhe emri që po spikat gjithnjë e më shumë sipas BBC është ai i legjendës së futbollit norvegjez, Ole Gunar Solskjaer.
Ish-sulmuesi i njohur, së fundmi ka drejtuar Beshiktashin në vitin 2025 dhe kishte nën urdhrat e tij edhe Ernest Muçin. Palët janë në bisedime dhe ai shihet si një nga kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e Ipsuiç dhe për të pasur tashmë si pjesë të skuadrës një tjetër lojtar të kuqezinjve.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











