“Anulo projektet dhe zhduku nga Shqipëria!”- Studentët i përgjigjen kryeministrit: Kur ka qenë hera e fundit që një investim ka qenë në interesin publik? Kurrë!

Jun 16, 2026 | 19:37

Një prej studenteve të pranishme në protestën e 17-të para kryeministrisë për dorëheqjen e Edi Ramës, i është përgjigjur deklaratave të këtij të fundit lidhur me investimet në Zvërnec, çështje e cila u bë edhe shkak për nisjen e tubimeve masive.

Nga poltroni poshtë zyrës së Ramës, studentja u shpreh se kryeministri tha që ky investim është në interesin publik, por pyetja që ajo i drejtoi kryeministrit ishte se “kur ka qenë hera e fundit që një investim ka qenë në interesin publik”?

“Kurrë”, tha ajo, ndaj përsërit thirrjen për dorëheqjen e tij dhe anulimin e projekteve.

“Kryeministri tha që ky investim është në interesin publik. Një pyetje: kur ka qenë hera e fundit që një investim ka qenë në interesin publik? Kurrë! Prandaj ne vazhdojmë të themi: anulo projektet dhe zhduku nga Shqipëria”, u shpreh ajo.

© Panorama.al

Te lidhura