“I zhgënjyeri i vërtetë është Rama që nuk po e zbeh dot protestën”- Protestuesi i përgjigjet kryeministrit: Kemi një mësim për ty “Dorëheqje”

Jun 16, 2026 | 19:21


Mijëra vetë u mblodhën edhe sot për të 17-tën ditë radhazi për të protestuar kundër qeverisë Rama.


Një protestues mori fjalën dhe iu përgjigj kryeministrit Rama, i cili u shpreh se protesta tashmë është kthyer në zhgënjim.

Ai tha se i zhgënjyeri i vërtetë është Rama që nuk po zbeh dot protestën.

Protestuesi: I zhgënjyeri i vërtetë është Rama që nuk po e zbeh dot protestën. Keqardhje nuk ndjejë marshimin. Ne ndjejmë keqardhje ku janë inxhinierët që do ndërtojnë Shqipërinë që këta shkatërruan. Ku janë mjekët që do mjekojnë plagët që këta plagosën?  Përfituesja kryesore qenka qeveria. Si pjesë e çiltër e protestës kemi një mësim për ty zoti Edi Rama: Dorëheqje.

© Panorama.al

Te lidhura