VIDEO/ Gjesti simbolik i Merz në samitin e G7, kancelari gjerman i dhuron Trump fanellë të Kombëtares me numrin 47 për 80-vjetorin

Jun 16, 2026 | 18:20

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, i ka bërë një dhuratë të veçantë presidentit amerikan, Donald Trump, gjatë samitit të G7, duke i dhuruar një fanellë futbolli me emrin e tij dhe numrin 47 në shpinë.

Gjesti simbolik ndodhi të martën, teksa liderët e vendeve më të industrializuara u mblodhën në qytetin francez Evian-les-Bains, ku në fokus të diskutimeve ishte edhe lufta e Rusisë në Ukrainë.

Më vonë, vetë Merz bëri të ditur në rrjetet sociale se fanella ishte një dhuratë për ditëlindjen e 80-të të Trump, të cilën ai e festoi të dielën.

Takimi i liderëve të G7 vjen në një moment të tensionuar ndërkombëtar, me luftën në Ukrainë që vijon të jetë një nga çështjet kryesore në axhendën globale.

© Panorama.al

Te lidhura