Me simbolin e flamingove dhe flamurin kuqezi, turistët i bashkohen protestës kundër Ramës në ditën e 17-të

Jun 16, 2026 | 18:23

Protesta masive e qytetarëve që nisi me mbrojtjen e Zvërnecit e po vijon për rrëzimin e qeverisë Rama ka tërhequr dhe mjaft vizitorë që vijnë në Shqipëri.

turistet protesta

Sot, në ditën e 17-të të protestës që në nisje të grumbullimit te sheshi Skëndërbej, një grup të huajsh u bashkuan me qytetarët. Ata kishin me vete flamurin kuqezi si dhe flamingo të improvizuar.

Qytetarët edhe një herë nuk tërhiqen nga sheshi pa larguar Ramën dhe klasën e vjetër politike.

© Panorama.al

Te lidhura